Shoqata Rinia ju fton ne prezantimin e monografisë "Skënderbeu" nga autori Prof. Oliver J. Schmitt. Pas prezantimit ju mirepresim ne bashkebisedim dhe pyetje me Prof. Schmitt.
Prezantimi do të bëhet më 15.01.2009, ora 19:00
në auditorin e Institutit të Historisë së Evropës Lindore:
Universitätscampus
A-1090 Wien, Spitalgasse 2/ Hof 3
Gjuha e prezantimit: gjermanisht.

Tre saktësime te Prof. Oliver J. Schmitt ne lidhje me librin e tij SKENDERBEU:
1. Në libër nuk thuhet se Ivan Kastrioti paskej qenë serb.
2. Në libër nuk thuhet se gjakmarrja paskej qenë motivi i kryengritjes; fjala është në të vërtetë për të vetmin motiv personal, të shfaqur qartë në dokumentet, të Skënderbeut, si renegat i vetëm dhe oficer i suksesshëm osman që filloi një kryengritje kundër sulltanit. Vetë kryengritja kishte arsye shumë më komplekse, të cilat analizohen me hollësi në libër.
3. Libri nuk ka për qëllim “të demitologjizojë” Skënderbeun – kjo gjë thuhet që në parathënie.
Info te metejshme per komentet e prof. Schmitt ne lidhje me librin, te botuara ne suplementin e Gazetes Shqiptare mund te gjeni ketu
Ju mirepresim ne kete aktivitet!













